Parashikimi i Berishës: 2016, vit i revolucionit demokratik

Parashikimi i Berishës: 2016, vit i revolucionit demokratik

60
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka uruar shqiptarët nëpërmjet Facebook ndërkohë që ka bërë edhe një analizë të vitit që po kalon.

“Te dashur miq, brenda pak oreve Viti i Ri 2016 do trokase ne zemrat dhe do ulet me ne ne vatrat tona! Une perzemersisht ju uroj nje vit me shume gezime, shendet, suksese dhe mbaresi e te mira per secilin prej jush dhe per te gjithe shqiptaret, femijet, familjet dhe miqte e tyre kudo qe jane!

Por, sonte ne ndahemi me nje vit qe ne kurre nuk e meritonim. Viti 2015 do shenohet ne muret e kohes si viti i krizes, dhimbjeve sociale dhe ekonomike me te thelle ne 25 vitet e fundit, si viti i rritjes se madhe te papunesise, vareferise dhe mjerimit ekstrem, si viti ne te cilin Edi Rama dhe qeveria tij, tashme nje organizate kriminale, me politikat e tij çnjerezore, me vrasjen e shpreses perzuri nga Shqiperia rreth 100 mije shqiptare dhe na rrjeshtoi per braktisjen e vendit krahas sirianve.

Viti qe lame pas ishte viti i vjedhjes masive te mbi 700 milione eurove ne dogana, tatime, tendera e koncesione nga hajnat e shtetit, mbiministra, ministra e tarafet e tyre”, shkruan ndër të tjera Berisha.

“Ndaj dhe une do ta mbyll kete mesazh me shpresen dhe besimin tim te plote se Viti i Ri 2016, do te jete viti i ngadhenjimit te plote te revolucionit demokratik dhe te uroje me kete mesazh cdo shqiptar kudo qe feston sonte ne shtepi, lokal, detyre, Gezuar Vitin e Ri 2016.

Nje vit te mbare e te bardhe per shqiptaret, familjet, femijet, miqte e tyre kudo ne Shqiperi dhe qe festojne kete nate! GEZUAR! “, përfundon urimin e tij Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY