FOTO LAJM/ Kur Ahmet Zogu priste ekipin kombëtar të futbollit

FOTO LAJM/ Kur Ahmet Zogu priste ekipin kombëtar të futbollit

51
0
Shares

Pritja e sportistëve, apo ekipeve kombëtare, në sporte të ndryshme sot, nga zyrtarët e lartë të shtetit, nuk është një risi, por një traditë,q ë duket ka nisur që në kohën e Ahmet Zogut. Kjo foto, e postuar nga zëdhënësja e FSHF, Jona Dervishi, është një dëshmi e kësaj. Megjithëse nuk dihet, saktësisht se në cilin vit është realizuar kjo fotografi, ajo që duket është një takim i bërë përpara Parlamentit shqiptar, në kohën kur Ahmet Zogu ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në vitin 1924.
Në këtë foto të postuar nga zëdhënësja e FSHF, Jona Dervishi duket ekipi kombëtar i futbollit i rreshtuar në një takim në kohën kur Ahmet Zogu ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në vitin 1924.
FSHF-ja u krijua më 30 Qershor 1930 dhe Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në vitin 1946.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY