Alarm për bombë në stadium, anulohet ndeshja miqësore Gjermani – Holandë

Alarm për bombë në stadium, anulohet ndeshja miqësore Gjermani – Holandë

41
0
Shares

Një alarm për bombë ka anuluar ndeshjen miqësore mes Gjermanisë dhe Holandës, e cila ishte parashikuar për t’u luajtur këtë mbrëmje në stadiumin e Hanoverit.
Menjëherë pas dhënies së alarmit, autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e tifozëve që ishin futur në ato momente në stadium, ndërsa kanë nisur menjëherë kontrollet e imtësishme në të gjitha ambientet e stadiumit dhe përreth tij.
germany1Kjo është miqësorja e dytë e anuluar që ishte parashikuar të luhej këtë mbrëmje. Frika nga ndonjë sulm terrorist ka detyruar autoritetet belge, më herët që të anulojnë edhe ndeshjen mes Belgjikës dhe Spanjës. Ndeshja duhej të luhej në stadiumin e Brukselit “Stade Roi Baudouin”, por me sugjerimin e qeverisë belge, federatat janë pajtuar ta anulojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY