Futboll, Shqipëria – Kosova ndahet “vllazërisht” 2 – 2

Futboll, Shqipëria – Kosova ndahet “vllazërisht” 2 – 2

63
0
Shares

Kosova dhe Shqipëria kanë barazuar 2:2 në spektaklin që dhuruan në stadiumin e Prishtinës i cili ishte i stërmbushur me tifozë, që vazhdimisht brohorisnin ‘Shqipëri Etnike’
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe përkundër se dyja skuadrat kishin raste, por që golat dhe spektaklin për tifozët e pranishëm në stadium, duket se i kishin lënë për pjesën e dytë të takimit.
Pas vetëm 10 minutave lojë në pjesën e dytë, Shqipëria gjen rrugën drejt golit, ishte Rei Manaj ai që debutoi me fanellën e Kombëtares shqiptare teksa edhe më të mirë këtë debutim e bëri duke shënuar gol në prekjen e parë me topin, në minutën e 55’të.
Kosova arriti të barazoi gjithçka në këtë ndeshje pak minuta më vonë. Taulant Xhaka preku në zonë topin me dorë duke shkaktuar penallti, nga pika e bardh nuk gaboi sulmuesi i Manchester Cityt, Bersant Celina që shënoi për 1:1.
Në minutën e 70’të, debutuesi Elbasan Rashani depërtoi për mrekulli në zonë, duke kaluar Kosovën në epërsi që shënoi një gol të bukur për rezultatin 2:1.
Megjithatë nuk vonoi shumë kur Naser Aliji harkoi nga e majta në zonë dhe më së miri aty u gjend mbrojtësi Amir Rrahmani i cili godet fuqishëm për ta ‘shqyer’ rrjetën e Samir Ujkanit për rezultatin 2:2, që ishte edhe ai përfundimtari i këtij takimi.
Kjo ishte një ndeshje e veçantë për gjithë shqiptarët, që pavarësisht rezultatit të barabartë, të gjithë në fund janë të lumtur për lojën e mirë dhe spektaklin që dhuruan skuadrat në fushë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY