Ndalimi i paligjshëm, Prokuroria urdhëron lirimin e përmbaruesit Baftjar Nelaj

Ndalimi i paligjshëm, Prokuroria urdhëron lirimin e përmbaruesit Baftjar Nelaj

188
0
Shares

Lirohet përmbaruesi privat Baftjar Nelaj, i cili i ka bllokuar llogaritë bankare të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Me urdhër të prokurorit Ardian Braho, përmbaruesi Nelaj ka lënë qelit e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë pas 48 orëve qëndrim. Sipas urdhrit, ndalimi i policisë dhe izolimi i tij në qeli është i paligjshëm. Pasi përmbaruesi Nelaj, nuk është person nën hetim dhe as person i shpallur në kërkim por vetëm me cilësinë e deklaruesit në çështjen penale për të cilën policia e ka ndaluar. Për këtë fakt, prokurori ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm pasi mbajtja në qeli është në shkelje e lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut.
Përmbaruesi privat Baftjar Nelaj, është autorizuar nga deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi për ekzekutimin e vendimit të formës së prerë, ku  është dënuar për shpifje ministri Saimir Tahiri. Për këto shpifje, sipas gjykatës, Saimir Tahiri duhet të paguaj në formë dëmshpërblimi ndaj deputetes Vokshi një shumë prej 1 milion lekë (të reja). Në zbatim të këtij vendimi, përmbaruesi Nelaj ka kërkuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend, bllokimin e llogarive bankare për të shlyer detyrimet ndaj Vokshit.
Siç duket, kjo ka qenë edhe arsyeja që përmbaruesi Nelaj është shoqëruar nga Policia e Shtetit. Ndalimi u krye me iniciativën e tyre me dyshimin se përmbaruesi Nelaj në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e gjykatës ka bërë bllokimin e pronave në Hipotekë për pronat e tre shtetasve Sh. M., A. D. dhe B. J., prona të cilat nuk ishin objekt i vendimit gjyqësor. Referuar rastit të tre shtetasve për të cilët përmbaruesi Nelaj u arrestua, mësohet se ata e kanë kundërshtuar bllokimin e pronës në Gjykatën e Tiranës, e cila i ka dhënë të drejtë veprimeve të përmbaruesit. Çka hedh dyshime se policia nuk kishte qëllimin kryesore ndalimin e përmbaruesit Nelaj për këto shkelje por në formë presioni për bllokimin e llogarive dhe pronave të ministrit.
Përmbaruesi Baftjar Nelaj tha se do të kallëzojë penalisht të gjithë ata efektivë policie që urdhëruan dhe bënë ndalimin e tij në mbi 48 orë në qelit e paraburgimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY