Shqipëria, rruga dimërore e refugjatëve drejt Europës!

Shqipëria, rruga dimërore e refugjatëve drejt Europës!

52
0
Shares

Shqipëria do të mund të bëhej pjesë e korridorit ballkanik për kalimin e refugjatëve drejt Europës, me afrimin e dimrit, në rast të devijimit të rrugëve nga Greqia. Këtë mundësi e përmendi dhe kryeministri Edi Rama në nisje, kur u pyet nga Top Channel se pse u ftua edhe Shqipëria në këtë tryezë.

Shqipëria përmendet vetëm në një paragraf të pikës 13 të draft-konkluzioneve të minisamitit europian në Bruksel që mbahet me vendet e Ballkanit, ku flitet për “ngritjen e një ekipi operacional të FRONTEX në kufirin e jashtëm tokësor të Greqisë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë, me fokus për të kontrolluar daljet, por dhe regjistrimin e refugjatëve dhe emigrantëve të paregjistruar ende” në shtetin helen.

Megjithatë vendi ynë mund të jetë një rrugë rezervë për azilantët arabë dhe afrikanë. “Shqipëria nuk është e prekur ende. Besohet se me ardhjen e dimrit ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë, por gjithsesi, arsyeja pse ne jemi këtu ka të bëjë me domosdoshmërinê për t’u koordinuar në nivel rajonal dhe europian, e Shqipëria ka rolin e vet në këtë moment kaq delikat dhe kaq të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku si europian”, deklaroi Kryeministri Rama.

Qeveria shqiptare po synon të shfrytëzojë krizën e refugjatëve për përfitime politike nga BE. Mediat shkruan se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka pranuar se vendi ka kapacitete pritëse për refugjatët por kjo ndodh nëse BE pranon të hapë negociatat.

Prej disa kohësh qeveria ka përfshirë në programet e saj përgaditjen për një fluks të mundshëm refugjatësh megjithëse ende asgjë nuk është bërë publike prej saj. Zgjedhja e Maqedonisë dhe Serbisë për rrugën e azilantëve është bërë për shkak të insfrastrukturës së zhvilluar dhe sigurisë më të lartë përgjatë udhëtimit plot aventura të refugjatëve.

Nëse fushata antiISIS në Siri do të japë rezultate dhe Asad të pranojë një zgjidhje politike, numri i refugjatëve do të bie deri në në fillim të vitit tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY