Gjermani, kthimi i azilkërkuesve shqiptarë me avion ushtarakë

Gjermani, kthimi i azilkërkuesve shqiptarë me avion ushtarakë

45
0
Shares

Qeveria Federale Gjermane ka vendosur një sërë masash për të përshpejtuar procedurat e dëbimit të azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa për qëndrim në këtë vend.

Siç ka bërë të ditur “Bild Zeitung” në botimin e së mërkurës, duke cituar burime të sigurta të Qeverisë së Gjermanisë, bashkëpunëtorët e Kancelares Merkel kanë njoftuar se Qeveria Federale përveç fluturimeve të planifikuara të linjave të rregullta. do të vihen në përdorim edhe avionët ushtarakë gjerman “Transall” dhe pilotët e Bundeswehrit për kthimin masiv të azilkërkuesve nga Gjermania.

Është bërë e ditur që azilkërkuesve nuk do t’ju njoftohet fare koha e kthimit, përkatësisht dëbimit në mënyrë qe këta të mos ikin nga vendbanimet e tyre dhe që autoritetet të mos hasin rezistensën e tyre. Zyra e Kancelares Merkel ka informuar krerët e Landeve të martën pasdite në një konferencë telefonike për planet në fjalë, shkruante gazeta gjermane, transmeton Gazeta Blic Kancelarja Angela Merkel (CDU) kishte bërë thirrje kohët e fundit për nga përshpejtim të procesit deportimit edhe më të shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar.

Ajo kishte thënë që i kupton kritikat që procesi i kthimit nuk po shkon si duhet dhe se për këtë edhe ajo do të ndërmerr masa për kthim masiv sidomos të 100.000 shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova në këto vende por edhe azilkërkuesve tjerë nga Ballkani perëndimor. Kuota e njohjes së azilkërkuesve nga Ballkani nuk mbërrin as në 1 përqind kurse prania e tyre në këtë shtet vetëm këtë vit është pothuajse e barabartë me refugjatë nga Siria.

Qeveria e Gjermanisë ka vendosur të merret me në çdo takim të kabinetit me çështjen e refugjatëve që të diskutojë secili aspekt të kësaj krize. Përgjegjësia kryesore për dëbimin përndryshe bie mbi Landet e Gjermanisë dhe në këtë pikë Merkel duket që sheh ngecje masive prandaj edhe ky intervenim i Qeverisë qendrore në Berlin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY