Bilanci, një ditë pas përmbytjeve, situata ende e rënduar

Bilanci, një ditë pas përmbytjeve, situata ende e rënduar

40
0
Shares

Pas reshjeve intensive të së dielës, situata në Vlorë vijon të jetë mjaftë problematike. Katet e para të pallateve në lagjen “Pavarësia”, “24 Maji” dhe 15 tetori vijojnë të jenë nën ujë, ndërkohë ka me dhjetëra biznese të dëmtuara. Rrugët lidhëse të Vlorës vazhdojnë të jenë të përmbytura dhe të pa kalueshme, ndërkohë që është hapur rruga Vlorë-Orikum. Sipas të dhënave nga prefektura e Vlorë, 16 prej banesave në qytet, janë në ujë. Situata problematike paraqitet dhe në Selenicë, ku ka dalë prej shtratit lumi Vjosë dhe ka përmbytur 7 fshatra, uji ka përfshirë shumë banesa dhe biznese të zonës.

vlorr

Në Qarkun e Korçës, moti i keq ka krijuar probleme në disa zona. Sipas prefektit Ardit Konomi, Rruga Korçë-Ersekë, është vetëm me një kalim pasi përgjatë këtij aksi janë grumbulluar rreth 2 mijë m3baltë e inerte, ndërsa janë mbytur 280 dele janë nga dalja e përroit.

erseke permbytje2

Edhe në Pogradec, lumi Vërdovë ka përmbytur disa banesa e biznese në të dy anët e tij, ndërsa vazhdojnë përmbytjet ndonëse po punohet për heqjen e ujit me pompa. Prurjet kanë vazhduar gjatë gjithë orëve të para të së hënës.

pogradec, shtepia e shembur

Në Elbasan, prurjet e mëdha të shkumbinit, shkatërruan një pjesë të argjinaturës së përroit të Zaranikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY