Vuçiç lajmëron ardhjen në Tiranë, sërish anulon udhëtimin

Vuçiç lajmëron ardhjen në Tiranë, sërish anulon udhëtimin

39
0
Shares

Kryeministri Vucic kishte lajmëruar ardhjen e tij në ndeshje në Elbasan dhe zyrtarë të Tiranës po përgatisnin pritjen e tij në orën 18.00 në Rinas. Pasi atje ishin vendosur forcat e gardës dhe të policisë, ato u larguan sërish pas kryeministri serb sërish ka ndryshuar mendje. Vucic, sipas burimeve të pakonfirmuara kishte njoftuar se do të fluturonte për Tiranë pak para fillimit të ndeshjes.

Ndërkohë një zyrtar i forcave të sigurisë në Tiranë i tha reporteres së news24 se ishin urdhëruar për pritjen e kryeministrit serb, por tashmë është konfirmuar se ai nuk do të vijë.

Autoritetet në Tiranë morën masat për ta pritur atë deri sa ai anuloi sërish udhëtimin drejt Shqipërisë për të ndjekur skuadrën e tij kombëtare në ndeshjen me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY