Takim kokë më kokë midis Metës-Idrizit-Naços, për ndryshime në qeveri

Takim kokë më kokë midis Metës-Idrizit-Naços, për ndryshime në qeveri

39
0
Shares

Në përfundim të seancës së sotme parlamentare, kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me nënkryetarin e tij Shpëtim Idrizi. Takimi i cili po zhvillohet në një restorant në tiranë, dhe që është i dyti mes Metës dhe Idrizit brenda pak ditësh.

Ndonëse ende nuk dihet se për çfarë po bisedohet në takimin që ka nisur prej orës 14:30,mediat shkruajnë se tema e diskutimit është rreth përfshirjes së PDIU në Qeveri.

Dje nga qeveria është vendosur që PDIU të marrë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme.

Në takim ka qënë i pranishëm edhe deputeti i PDIU për Elbasanin, Aqif Rakipi. Dhe pak më vonë këtij takimi i është bashkuar edhe ministri i Drejtesisë Nasip Naço.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço është çuar nga tryeza e takimin Meta-Idrizi, edhe pse iu bashkua atyre për pak minuta. Pas kësaj, ministri Naço ka komentuar ndeshjen e sotme Shqipëri-Serbi, duke refuzuar të bëjë komente për ndryshimet në qeveri.

“I uroj suksese kombëtares, unë jam kuq e zi”, tha ministri Naço.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY