Cana dhe Cikalleshi: E dimë pse humbëm

Cana dhe Cikalleshi: E dimë pse humbëm

42
0
Shares

Lorik Cana: ”Dëshira për të fituar ishte e madhe dhe djemtë lanë shpirtin në fushën e lojës. Është e njëjta situatë që u krijua me Portugalinë. Kur morëm vesh që Portugalia po fitonte ndaj Danimarkës, trajneri na bëri me shenjë përmes Agollit që të tërhiqeshim, mirëpo unë nuk insistova shumë që të ktheheshim në mbrojtje. Minutat e fundit po sulmonim se donim shumë ta fitonim ndeshjen, por më shumë na duhej një barazim. Duhet të ishim kthyer në mbrojtje dhe unë duhet të kisha insistuar më shumë. Ndaj fajin për humbjen mund ta marrë edhe unë”

Sokol Cikalleshi: “Luajtëm mjaft mirë dhe kjo mund të quhet një humbje aksidentale. Ne dhamë maksimumin dhe luajtëm mjaft mirë. Megjithatë, kemi edhe ndeshjen me Armeninë ku unë shpresoj që të shënoj golin që do ta çojë Shqipërinë në Europian”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY