Grupime ekstremistësh tifozësh shqiptarë, mesazhe kërcënuese: Lironi Ballist Morinën

Grupime ekstremistësh tifozësh shqiptarë, mesazhe kërcënuese: Lironi Ballist Morinën

45
0
Shares

Grupime ekstremistësh tifozësh, të prezantuar si shqiptarë, kanë provokuar sot, me deklarata të adresuara nëpër adresat elektronike të disa medieve.
Pas arrestimit të Ismail Morinës nga policia e Tiranës, nëpërmjet këtyre email-eve lëshohen ultimatume, ku kërkohet lirimi i Morinës, i njohur ndryshe si Ballisti deri në orën 18:00 të ditës së sotme. Në të kundërt sipas këtyre grupimeve Tirana do të ndizet flakë me mbërritjen e ekipit serb.
Burime nga ministria e Brendshme, bënë të ditur se kanë dijeni për këto kërcënime  dhe se po heton.

KOMUNIKATE 1

Duke parë me shumë vëmendje zhvillimet e fundit në prag-ndeshjen historike që luajmë kundra Shkijeve kundra armiqve tanë serb kërkojmë:
Lirimin sa më të shpejtë të Ballistit, Ismail Morinës dhe të 3 vëllezërve tanë të arrestuar dje në darkë.
Në rast të kundërt në qoftë se nuk lirohen para orës 18:00 nuk do mbajmë përgjegjësi për çka mund të ndodh sot me mbërritjen e kombëtares serbe. Do ndizet Tirana flakë sot dhe turpi do bjerë mbi ju.
Njësitet Guerile Tiranë 07. 10. 2015

KOMUNIKATE 2

Na vjen shume keq që vëllai jonë Ballist Morina është arrestuar mbrëmë, kjo duket qarte se është manipuluar dhe spiunuar nga qarqe antishqiptare, nga UDB-ja serbe, nga Duka, nga Rama dhe nga shumë e shumë të tjerë. Por i bëjmë me dije Policisë së Shtetit, Saimir Tahirit, Edi Ramës, Armando Dukës, se kombëtares serbe armikut tonë të përjetshëm do i bëhet një pritje madhështore ashtu siç e meritojnë armiqtë tanë. Sado që mendoni se keni marrë masat e mjaftueshme për pritjen e shkijave sot do i tregohet botes se ne jemi SHQIPTAR DHE ASKUSH NUK NA SHKEL ME KEMBE. NUK E KEMI HARRUAR 14 TETORIN Ju paralajmërojmë se nqs do ndërhyni kundër BRIGADAVE TE KUQE DO TE KETE GJAKDERDHJE.
VEC SHQIPERI ETNIKE SHQIPERI E MADHE
JA VDEKJE JA LIRI
BRIGADAT E KUQ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY