Dea Biazi, ende dilema në mbrojtje, skenari B

Dea Biazi, ende dilema në mbrojtje, skenari B

45
0
Shares

Pasi është njohur në dy seancat e para stërvitore me formën e lojtarëve që ka thirrur për këto dy ndeshje, trajneri De Biazi po projekton skuadrën me të cilën do të përballet në sfidën decizive dhe historike me Serbinë.

Numri një i pankinës kuqezi, ndonëse jo përfundimtare, ka një ide të përgjithshme për 11-shen që do të hedhë në fushën e blertë të Elbasan Arena,s hkruan Panorama.

Nga çka u pa në stërvitje, italiani nuk ka ndër mend të bëjë ndryshime rrënjësore në raport me dy ndeshjet e fundit, me Portugalinë dhe Danimarkën. Porta është një ekuacion i zgjidhur, e prenotuar prej kohësh nga shtatlarti Etrit Berisha, i cili mbron kuadratin e Lacios në Serinë A.

Me kthimin e Hysajt në skuadër, mbrojtja do të ketë ndryshime krahasuar me dy ndeshjet e fundit. Mbrojtësi i Napolit do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në të majtin pritet Agolli. Cana shumë shpejt do të njohë partnerin që do të ketë në krah. Ky është balotazhi i parë: Ajeti ose Gjimshiti.

Kukeli pritet të qëndrojë mesfushori i fundit që do të nxjerrë topin nga zona, Gashi në krahun e djathtë do të bëjë pistonin dhe në të majtin ka të njëjtat detyra Lenjani. Dyshja e qendrës do të jetë Abrashi-Xhaka.

Me paraqitjet e deritanishme, pavarësisht se nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, Cikalleshi duket më i favorizuar se Balaj, por ekziston edhe surpriza që Balaj ta nisë si titullar. Megjithatë, do të jetë seanca stërvitore e pasdites së sotme ajo që do të nxjerrë në pah skuadrën më të cilën Shqipëria do të kërkojë fitoren me Serbinë.

Nëse nuk funksionon varianti A, italiani ka gati variantin B. Meha në vend të Lenjanit, Kukeli sakrifikon për Bashën dhe Gashi për Roshin. Ndërkohë që shumë lojtarë të tjerë janë të gatshëm për këtë përballje, si Kaçe, Aliji, Salihi, Shala etj, sipas reporterit sportiv te panorama, Leonidha Musaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY