Avokati i Popullit: Bashkia të shmangë zhvendosjen me forcë të romëve nga...

Avokati i Popullit: Bashkia të shmangë zhvendosjen me forcë të romëve nga Liqeni

95
0
Shares

Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin e çështjes që lidhet me zhvendosjen e pritshme të familjeve rome, të vendosura në zonën pranë Liqenit Artificial të Tiranës nga Bashkia e Tiranës.

Avokati i Popullit kërkon shpjegime nga Bashkia Tiranë, për bazën e trajtimit të kësaj çështje, studimit të mundshëm paraprak që ka kryer në lidhje me këtë, si dhe të masave të parashikuara për vazhdimin normal të jetesës të familjeve rome, të cilat jetojnë në këtë zonë.

Po kështu, ekspertët e Avokatit të Popullit kanë inspektuar në vend familjet rome dhe kanë marrë informacionet e para lidhur me gjendjen e tyre.

“Ky është rast i përsëritur, në të cilin dalin probleme të mprehta sociale, që lidhen me strehimin e familjeve rome, të cilat janë vendosur në zona periferike të qyteteve të mëdha”, është shprehur Avokati i Popullit në një deklaratë për median

Trajtimi i mëtejshëm i këtij rasti është në ndjekje të posaçme nga ana e Avokatit të Popullit, i cili i ka paraprirë këtyre zhvillimeve me konstatime të hershme, duke evidentuar gjendjen e të drejtave të minoritetit romë në Shqipëri edhe në raporte të posaçme.

Po ashtu, Avokati i Popullit ka përgatitur dhe u ka drejtuar institucioneve përgjegjëse, një sërë rekomandimesh, që synojnë marrjen e masave për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit romë.

Ai ka theksuar se duhet përjashtuar në mënyrë kategorike të zhvendosja me forcë e këtyre familjeve rome nga territori publik në zonën e Liqenit Artificial.

“Shmangia e keqtrajtimit fizik të këtyre banorëve duhet të jetë në vëmendjen e çdo institucioni shtetëror, aktorëve të shoqërisë civile, si dhe të partnerëve ndërkombëtarë, pasi në të kundërt kalojmë në një situatë të kundraligjshme, që cenon çdo standard ndërkombëtar, të vendosur për përmirësimin e kushteve të jetesës normale të këtij komuniteti” tha Avokati i Popullit Igli Totozani

Në përfundim të deklaratës institucioni i Avokatit të Popullit nënvizon se do të vazhdojë ndërhyrjen e tij për sqarimin e plotë dhe zgjidhjen sa më optimale të kësaj çështje.

igli1 totozani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY