PERDITESUAR/Ndalohen tre serbë në Qafë Thanë, kapen me dronë

PERDITESUAR/Ndalohen tre serbë në Qafë Thanë, kapen me dronë

36
0
Shares

Nuk ka qenë një dron por dy, ka konfirmuar drejtori i doganës së Qafë Thanës, Olsi Ikonomi. Qytetari serb po vinte nga Maqedonia dhe ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se kishte dy dronë në makinë, porosi nga një kompani shqiptare në Tiranë.

Policia i ka kthyer mallin “ e rrezikshëm” ndërkohë që zhdoganimi do të bëhet në kryeqytet.

Një qytetar serb u ndalua sonte në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë pasi në makinë iu gjetën dronë. Dy bashkëudhëtarë të tjerë, po ashtu qytetarë serbë që udhëtonin në të njëjtën makinë, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për faktin se në makinë gjendej edhe dronë.

Të tre serbët po kalonin normalisht kufirin me makinën e tyre duke iu nënshtruar një kontrolli rutinë. Por në momentin e kontrollit të dokumenteve, qeni i kufirit ka filluar të lehë gjë që ka shtuar dyshimin për drogë apo substanca të tjera narkotike në makinë.

Policia ka kryer kontrollin por nuk ka gjetur drogë por dron.

Policia dyshoi se dronët do të përdoreshin gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi edhe pse duhen tri javë deri në zhvillimin e saj.

Federata Shqiptare e Futbollit ka deklaruar se do të ketë masa të shtuara sigurie për ndeshjen, përfshirë edhe bashkëpunimin me shërbimin sekret shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY