DETAJE TE REJA/Avioni i drogës, policia në kërkim të bosit në Vlorë

DETAJE TE REJA/Avioni i drogës, policia në kërkim të bosit në Vlorë

42
0
Shares

Italiani D’Ambrosio ka qenë në Shqipëri 4 herë gjatë këtij viti por Fitor Alliaj dhe Maksim Llanaj dy shqiptarët e arrestuar për avionin e kapur në Torino për transport droge, rezultojnë të mos kenë hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2015.

Burime pranë grupit hetimor në Tiranë bëjnë me dije se Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj nëpërmjet lidhjeve të tyre farefisnore dhe shoqërore në Shqipëri kishin garantuar sigurimin e lëndës narkotike, pa qenë nevoja e udhëtimit drejt Vlorës.

Maksim Llanaj rezident në Itali ka ardhur për herë të fundit në Shqipëri në 31 maj të vitit 2014 ku ka qëndruar tre ditë dhe është larguar.

Ndërsa shtetasi Fitor Alliaj ka ardhur në gusht të vitit 2014 ku ka qëndruar 3 javë dhe është larguar.

Në bazë dhe të përgjimeve të siguruara nga autoritet italianë, krahas 4 shtetasve të arrestuar me datën 7 shtator janë identifikuar paraprakisht si të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike edhe 6 shtetas shqiptar dhe dy italianë.

Një pjesë e tyre po mbahen nën vëzhgim nëpërmjet metodave special të hetimit në mënyrë që të arrihet tek “bosi” i marijuanës në Vlorë. Droni.al, panorama,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY