“Arben Ndoka, një hap para Edi Ramës”

“Arben Ndoka, një hap para Edi Ramës”

43
0
Shares

Kauza e dekriminalizimit nuk ndalet dhe po i jep frytet e veta ende pa ardhur në fuqi, ka theksuar në një postim të vet, kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Megjithëse edhe sot Edi Rama nuk e futi në kalendarin e Kuvendit ligjin për dekriminalizimin, kjo kauzë jetike për vendin nuk ndalet dhe po i jep frytet e veta ende pa ardhur në fuqi. Dorëzimi i mandatit nga i zgjedhuri i Edi Ramës në Lezhë, Arben Ndoka, është rezultat i drejtpërdrejtë i nismës tonë 2 vjecare të dekriminalizimit.

Autori i inkriminimit të parlamentit, të qeverisjes lokale, të posteve kyçe në zyrat publike, provoi edhe sot se në këtë përpjekje të madhe, ai është penguesi dhe kundërshtuesi i saj dhe si i tillë do të mbahet mend. Ai e bllokoi disa herë ligjin, e vonoi edhe pse u angazhua Parlamenti Europian me marrëveshjen e 24 dhjetorit, por ai nuk e ndali dot frymën.

Fryma e dekriminalizimit u rrit, u zmadhua, u bë simboli i kauzës së Partsë Demokratike dhe i qytetarëve pa dallim.

Shqipëria u përket njerëzve të ndershëm e punëtorë, dhe s’mund të pranojë të sundohet nga përfaqësuesit e krimit. Krimi në pushtet sjell vetëm varfëri e mjerim.

Dekriminalizimi do të bëhet për ta çliruar vendin nga trafikantët, rrëmbyesit, vrasësit. Me në krah partnerët tanë të çmuar ndërkombëtarë, bashkë me qytetarët ne do ta cojmë atë deri në fund”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY