Doris Pack: Ja pse Merkel nuk takoi Ramën në Vjenë

Doris Pack: Ja pse Merkel nuk takoi Ramën në Vjenë

46
0
Shares

Doris Pack ka kritikuar ashpër qeverisjen Rama për personat me të shkuar kriminale që ai ka futur në qeverisjen socialiste. Në një intervistë për Abc news, ajo e cilëson kryeministrin  një regjizor të mirë që shpërqëndron vëmendjen dhe bën të harrohen ato që ka bërë më parë, dhe njëkohësisht ka kërkuar mbështetje për Bashën në luftën e tij kundër kriminalizimit.

Intervistë me eurodeputeten  Dorick Pack

Pyetje : Ju keni qenë shumë kritike  në asamblenë politike për situatën në Shqipëri. Pse ?
Mjafton të shohësh realitetin.  Ka persona që nuk kanë asnjë vlerë për të mbajtur poste në Shqipëri dhe socialistët ju kanë dhënë poste publike. Ka bashkiakë që rezultojnë të akuzuar dhe ndoshta të gjykuar për çështje kriminale në të shkuarën. Në këtë legjislacionit të Parlamentit shqiptar ka shumë persona që kanë një të shkuar kriminale.  Nuk bëhet kështu politika. Qytetarët humbasin një gjë të shtrenjtë, besimin. Është për këtë arsye që mbështes zotin Basha, që e ka denoncuar këtë situatë. Zoti Rama është një regjizor i mirë. Ai di si të prezantohet të dhe të shpërqëndrojë vëmendjen, duke bërë të harrohet se ç’ka bërë nga mbrapa. Është ai që i ka venë këta njerëz në këto poste dhe ka mbrojtur të tilla kandidatura. Për këtë arsye, u shpreha me tone kritike në asamblenë politike dhe thashë që duhet ndihmuar zoti Basha për luftën e tij për një politikë të pastër , për një Shqipëri të denjë

Pyetje : Pra, për ju, ka  një lidhje  të pushtetit të krimit gjatë kësaj qeverisjeje ?
Po, qytetarët e dijnë dhe ambasadorët e BE-së në Shqipëri duhet ta dijnë. Ata duhen të jenë shumë më preçizë mbi këto fakte dhe t’ua raportojnë ato kryeqyteteve të tyre. Prandaj, nuk mjafton që e thotë vetëm zoti Basha këtë. Mund të thuhet, që këto  denoncime vijnë nga opozita. Por çështja është se nuk është vetëm opozita që i njeh këto fate. Qytetarët vetë i njohin mirë. Ndaj zoti Basha meriton mbështetjen tonë.

Pyetje : Sipas jush, rritja e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani shpjegohet me përkeqësimin e situatës në vend ?
Po. Basha i është referuar shifrave në rritje të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani. Shtrohet pyetja : përse ? Ekziston një klimë shumë e vështirë  për personat që nuk janë në të njëjtat në parti në pushtet apo që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime me pushtetin. Ndaj, Basha duhet mbështetur, por jo për një çështje solidariteti midis partive tona politike, por për një politikë serioze dhe të qartë  për Shqipëri. Nëse do të kishte perosna me të shkuar kriminale në gjirin e demokratëve, unë do t’a kisha denoncuar me të njëjtën forcë. Por deri tani, më rezulton, që personat me të shkuar kriminale gjenden në gjirin e socialistëve.

Pyetje : Sipas jush, pse Angela Merkel nuk i kushtoi shumë vëmendje Ramës gjatë samitit të Vjenës ? Pse nuk e takoi  Ramën ?
Kancelarja Merkel ka punë të tjera për të bërë. Nuk bëhet fjalë për një histori dashurie këtu. Ajo është shumë e zënë dhe nuk ishte e nevojshme që të takojë në mënyrë të veçantë Ramën. Kjo shihet kështu në Shqipëri në fakt dhe jo në kryeqytetet e tjera. Dhe kjo sepse Rama thotë, që ai dhe kancelarja gjermane formojnë një çift, sigurisht jo në dashuri, por që kanë afrimitet dhe vlerësojnë njëri tjetrin. Unë shpresoj që Angela Merkel të shohë problemet në Shqipëri dhe që t’ia thotë Ramës. Dhe për këtë arsye, Basha duhet të dëgjohet dhe mbështetet nga liderët e partisë popullore europiane, sepse Shqipëria po vuan. Nuk është partia demokratike që po vuan, është Shqipëria që po vuan, me një situatë te keqe për të cilën sapo folëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY