Lufta ndaj informalitetit: Ja masat ndëshkuese për konsumatorët dhe bizneset

Lufta ndaj informalitetit: Ja masat ndëshkuese për konsumatorët dhe bizneset

55
0
Shares

Lufta ndaj informalitetit do të prekë jo vetëm bizneset, por edhe konsumatortë. Kështu, qytetarët që nuk marrin kuponin tatimor do të gjobiten me 1 mijë lekë të reja.

Masat ndëshkuese për bizneset që shkelin ligjin janë :

1-Konstatimi që në herën e parë se mungon pajisja fiskale apo mospërdorim i saj ka një gjobë në masën e 50 mijë lekëve.
 
2-Konstatimi i të njëjtës shkelje për herë të dytë, vendos një masë më të rëndë, atë të konfiskimit të të gjithë sasisë së mallit.
 
3-Ndërsa, udhëzimi saktëson se vazhdimi i kësaj shkeljeje, i përsëritur, konsiderohet evazion tatimor dhe vijon procedimi penal.
 
4-Për moslëshimin e kuponit tatimor nga bizneset, gjoba shkon nga 200 mijë lek për subjektet e tatim fitimit dhe 50 mijë lekë për bizneset e tjera,. raporton Monitor.
 
5-Sipas udhëzimit, edhe mallrat që kapen gjatë transportit të pashoqëruara me faturë tatimore do të konfiskohen menjëherë.
 
6-Një tjetër sanksion ndaj bizneseve është parashikuar në rastet kur nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale ose sistemet e monitorimit të qarkullimit, me gjobë në masën 40 mijë lekë dhe kur nuk njofton për difekt nëkasën fiskale, në masën 25 mijë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY