Djali i Elez Biberajt, çmim nga elita politike e Nju Jorkut

Djali i Elez Biberajt, çmim nga elita politike e Nju Jorkut

48
0
Shares

Konventa e të rinjve demokratë të Manhattanit – Nju Jork, ndau cmimet politike të vitit në ngjarjen që konsiderohet nga më të mëdhatë prej politikanëve dhe elitës së metropolit amerikan.

Ken Biberaj, një figurë mjaft e njohur në qarqet politike amerikane, por edhe tek shqiptarët e Amerikës ishte një nga pesë politikanët e rinj që u nderuan me çmimin e vitit.

Pas marrjes së këtij çmimi zoti Biberaj, duket se nuk e ka fshehur gëzimin e tij, duke postuar në statusin e tij në fb edhe një shënim: “Ishte me të vërtet emocionuese të jem edhe unë fituesi i çmimit: Manhattan Young Democrat’s . Ishte një gëzim i veçantë, të marr këtë çmim mes kaq shumë miqve të mi dhe zyrtarëve të lartë” ka shkruar Biberaj.

Në mbrëmjen Gala për ndarjen e çmimeve morën pjesë më shumë se 700 politikanë demokratë, të angazhuar politikisht në pjesë të ndryshme të Nju Jorkut, figura legjendare të kësaj partie në qytet, afaristë, avokatë, artistë, studentë, dhe përfaqësues të institucioneve shtetrore.

Aktualisht, Ken është Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Dhomës së Tregtisë në Manhattan.

Ken, është djali i gazetarit të njohur të “Zërit të Amerikës” Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit të Euroazisë.

Ai përveç diplomave akademike, ka një përvojë politike e cila përfshinë punën që ai bëri gjatë fushatës së kandidatit demokrat për president Xhon Kerri në vitin 2004, dhe ka punuar për Presidentin Bill Klinton dhe Fondacionin e tij. beqir sina

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY