Shkodër, sulmohet duke shkuar në punë, goditet me levë në kokë kreu...

Shkodër, sulmohet duke shkuar në punë, goditet me levë në kokë kreu i Inspektoriatit të Punës

58
0
Shares

Kreu i Inspektoriatit të Punës në Shkodër është goditur në kokë teksa shkonte në punë. Sipas policisë, paraditen e sotme Agim Shimaj ishte duke shkuar në punë, kur përpara i kanë dalë dy persona dhe e kanë goditur me levë në kokë. Ai është transportuar menjëherë në spital ku ka marrë ndihmën e shpejtë mjekësore, por është jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë ka lënë ambientet e Spitalit të Shkodrës.
Agim Shimaj ka shkuar në polici për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se sulmi mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Shimaj, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i dy agresorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY