Historike, Skënderbeu në Play-Off të Championsit, korçarët përsërsin fitoren 2 – 0...

Historike, Skënderbeu në Play-Off të Championsit, korçarët përsërsin fitoren 2 – 0 me Milsamin

43
0
Shares

Skënderbeu i Korçës do të jetë ekipi i parë shqiptar që do të marrë pjesë në grupet e Ligës së Europës. Korçarët janë duke kaluar një moment fantastik pasi kanë mposhtur sot 2-0 milsamin në “Elbasan Arena” duke siguruar kështu Play-Off e Championsit.
Golat e shënuar nga Salihi në minutën e 16 dhe nga Progni në minutën 55, e çuan Skënderbeun drejt kualifikimit në turin e 4-t.
Kampionët e Shqipërisë kanë mbyllur me rezultatin 1 me 0 pjesën e parë të ndeshjes me Milsam. Goli është shënuar nga Salihi në minutën e 16. Me nisjen e pjesës së dytë Skënderbeu ka vijuar fuqishëm në kërkim të golit të dytë që do të vuloste gjithçka. Brenda pak minutave nga fillimi i pjesës së dytë kanë shënuar sërish, ku goli i shënuar nga Progni e ka çuar rezultatin në 2-0.
Skënderbeu luajti sot ndeshjen më të rëndësishme, jo vetëm të këtij klubi por dhe të futbollit shqiptar. Për herë të parë një skuadër shqiptare arrin në këtë nivel, dhe një rezultat pozitiv përballë Milsamit do të thoshte minimalisht kualifikim në fazën e grupeve në Europa League, por ëndrra korçare nuk njeh limite, duke shpresuar pse jo dhe në një kundërshtar të lehtë në fazën “play-off” të Champions League.


Skënderbeu:  Shehi; Radas, Jashanica, Vangjeli, Eskuerdinja, Shkëmbi, Lilaj, Nimaga, Progni, Berisha, Salihi.
Milsami: Mitu, Erhan,Racu, Shedrack, Rassulov, Patras, Andronic, Belak, Banovic, Cojocari, Antoniuc.
Gjyqtarë: Artur Dias, Rui Tavarez dhe Paulo Soarez
Kartona të verdhë: Eskardinja 34′ Vangjeli 48’/ Antoniuc 45′
Karton i kuq: Andronic 14′

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY