Bixhozi, biznesi i vetëm që “lulëzon” në Shqipëri

Bixhozi, biznesi i vetëm që “lulëzon” në Shqipëri

46
0
Shares

Teksa sektorë të tillë si ndërtimi dhe industria po shfaqin dobësi deri në ekzistencë nga efektet ciklike të krizës ekonomike, biznese të tjera po lulëzojnë. Aktivitetet e lojërave të fatit vitin që shkoi edhe pse përballë një aksioni të rreptë policor, njohën një rritje të shpejtë, ku xhiroja e disa kompanive pësoi rritje deri në 80 për qind. Për herë të parë vjet, dy nga kompanitë e lojërave të fatit (Astra Albania, Adriatik Game) u përfshinë për herë të parë në 100 bizneset më të mëdha në vend për nga xhiroja e deklaruar në tatime.
Aktualisht në të gjithë vendin numërohen 5 kompani baste sportive me 3163 pika të tilla (adresa dytësore), sipas të dhënave në Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Numri i madh i pikave të basteve është i përqendruar në pesë kompani. Pikat e basteve (përfshirë adresat sekondare) përbëjnë 80 % të totalit të lojërave të fatit. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i pikave të lojërave të fatit (gjithnjë përfshirë adresat sekondare) është 3979.
Gjithashtu janë gjithsej 14 kompani kazino elektronike, që kanë 150 adresa sekondare, një kazino, 5 bingo tradicionale (me 16 adresa sekondare) dhe një lotari kombëtare, me 648 adresa sekondare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY