Rumani, ish-komandanti i burgut komunist dënohet për krimet e kryera 60 vjet...

Rumani, ish-komandanti i burgut komunist dënohet për krimet e kryera 60 vjet më parë

67
0
Shares

Ish-komandanti i një prej burgjeve më famëkeqë të Rumanisë komuniste është dënuar me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit, në një gjyq historik për shtetin ballkanik.
89-vjeçari Aleksandru Visinesku, u shpall fajtor për tortura dhe shfarosje të të burgosurve politikë që mbaheshin në kushte të tmerrshme në burg.
Sipas akuzës, të paktën 14 vetë kanë vdekur nën mbikëqyrjen e Visineskut në periudhën 1956-1963, për shkak të dhunës, urisë dhe temperaturave nën zero.
Vetë Visinesku tha se kishte bërë vetëm detyrën dhe kishte ndjekur rregullat dhe urdhrat e eprorëve, por gjykata vendosi gjithashtu që ai dhe Ministria rumune e Financave dhe ajo e mbrojtjes, të kompensojnë me rreth 300 000 euro familjet e viktimave, që kishin ngritur padinë.
Ai u bë kështu i pari ish-komandant burgu në Rumani që dënohet për abuzime me sistemin juridik të Rumanisë komuniste, ku më shumë se 500 000 persona kanë vuajtur në burgjet politike si pjesë e strategjisë së diktaturës për t’u mbyllur gojën disidentëve.
Shifrat e publikuara pas rrëzimit të sistemit komunist tregojnë që numri i viktimave ose të përndjekurve nga regjimi i Çausheskut mund të arrijë deri në 2 milion vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY