Shkencëtarët britanik shpikin syrin që kthen shikimin

Shkencëtarët britanik shpikin syrin që kthen shikimin

42
0
Shares

Shkencëtarët britanikë kanë shpikur retinën e cila kthen shikimin . I pari që ka marrë një retinë artificiale të syrit është Ray Flynn, 80 vjeç, nga Audenshaw, Mançester.  Kirurgët në spitalin Royal Eye në Mançester i vendosën një çip mbrapa në sy në një procedurë katër-orëshe. Nëse më parë shikimi i tij ishte përkeqësuar në mënyrë progresive, tashmë me retinën artificiale ai sheh në mënyrë të qartë.
Procedura që kushton $80,000 i ka dhënë atij përsëri shikimin, duke e bërë të mundur që ai përsëri të lexojë gazetën pas shumë viteve. Ai është shumë i lumtur për këtë dhe kirurgët tani do të kryejnë procedurën e njëjtë edhe tek më shumë pacientë të tjerë gjatë muajve në vazhdim.
Tashmë me këtë shpikje të teknologjisë do të mund të përfitojnë qindra njerëz që kanë probleme me shikimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY