Shfrytëzoi për prostitucion bashkëqyteren e tij, ekstradohet nga Greqia i dënuari me...

Shfrytëzoi për prostitucion bashkëqyteren e tij, ekstradohet nga Greqia i dënuari me 10 vjet burg

169
0
Shares

Nga Interpol Tirana u krye mbrëmë ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë e shtetasit shqiptar, 40-vjeçarit Jorgo Sopaj, banues në Patos/Fier. 
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi,
Gjykata  e Apelit me vendimin  të formës së prerë Nr. 309, datë 25. 11. 2009, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg  për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Sipas hetimit gjyqësor, mësohet se shtetasja F. S., rezulton të jetë njohur me shtetasin Jorgo (Bledar) Sopaj, në vitin 1997, në Patos, ku më pas  janë nisur drejt Vlorës dhe që nga atje janë nisur drejt Italisë me skaf, ku kanë qëndruar fillimisht në Rimini dhe më pas në Milano.
Në fund janë sistemuar në Torino, ku  Firzelete është detyruar të punojë si prostitutë nga viti 1999 – 2006.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë,  në Greqi u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Jorgo Sopaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY