Krujë, zbulohet një fermë kanabisi me 76 parcela

Krujë, zbulohet një fermë kanabisi me 76 parcela

67
0
Shares

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike sot është zhvilluar një tjetër operacion nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë ”FNSH”Tiranë.

Në kuadër të këtij plan-operacioni për “ Parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike “ është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Cudhi”.

Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Rranxë ,Komuna Cudhi Krujë u konstatuan 76 parcela me rreth 2662 rrënjë bimë narkotike,në një lartësi rreth 30 – 150 cm .

Bimët e llojit Cannabis Sattiva, u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY