Durrës, grabitja e bankës, gjykata e lë në burg, autori: Kisha borxhe...

Durrës, grabitja e bankës, gjykata e lë në burg, autori: Kisha borxhe bixhozi, më kërcënonin me jetë

74
0
Shares

Alban Duka, i akuzuar për grabitjen e filialit të bankës në qytetin e Durrësit të mërkurën, është paraqitur sot për masën e sigurisë .
Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit,  ka vendosur arrest me burg ndaj Dukës, i cili ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe ka rrëfyer edhe emrin e bashkëpunëtorit të dytë.
Nga gjykata konfirmohet se bashkëpunëtori i rrëfyer nga Alban Duka është vënë në përgjim.
durres, banka e grabitur 1Alban Duka ka deklaruar para trupit gjykues se grabitjen e kreu për shkak të borxheve të shumta, që vinin nga frekuentimi i lojërave të fatit. Sipas tij, personat, të cilëve u detyrohet shuma të konsiderueshme parash, e kishin kërcënuar me jetë nëse nuk u kthente borxhet.
“Unë kisha shumë borxhe pasi jam një frekuentues i rregullt i bixhozit, prej kohësh shumë e borxheve vetëm po rritej, ndërsa ata që më kishin dhënë borxh kishin filluar të më kërcënonin me jetë nëse nuk u ktheja paratë. Ata më nxisnin të bëja çdo gjë për tu kthyer paratë, ndaj vendosa të grabis bankën”, mësohet ët jetë shprehur ai në gjykatë.
maska banka durresAlban Duka, i cili gjatë grabitjes ishte maskuar si një moshuar me një maskë që dukej qartë së ishte punuar nga një profesionit orët e para të mëngjesit të sotëm doli para trupit gjykues, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg” që gjykatësi Fejzo Hysi kishte rezervuar për të.
E njëjta masë sigurie u kërkua dhe nga prokurori i çështjes Bledar Bejko.
Ndërkohë, natën e shkuar u arrestua në Tiranë vëllai i të pandehurit. Robert Duka sipas policisë së kryeqytetit ka bashkëpunuar me vëllanë për grabitjen e filialit të bankës, në qytetin bregdetar. transmetoi një ditë më parë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bankës, ku duken dy persona që në një kohë të shpejtë kanë arritur të marrin paratë dhe të largohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY