LAZARAT/ Prindërit e vëllezërve Shurdhi: Djali ynë është në burg, nuk ka...

LAZARAT/ Prindërit e vëllezërve Shurdhi: Djali ynë është në burg, nuk ka lidhje me vrasjen e policit

84
0
Shares

Prindërit e vëllezërve Shurdhi, hedhin poshtë çdo akuzë që ngatërron në mënyrë të drejtpërdrejtë djalin tjetër të familjes Florian Shurdhi, i cili aktualisht vuan dënimin me burg, si porositës i sulmit mbi policinë për hakmarrjen e vrasjes së vëllait të tyre në vitin 2007 nga forcat RENEA në Lazarat. Babai i tyre, 70-vjeçari Filip Shurdhi dhe e ëma Hamideja, me banim në fshatin Kordhocë mohojnë vërtetësinë e këtij varianti të servirur në media dhe shprehin përkrahjen e tyre për forcat policore si dhe kërkojnë zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
“Shprehim ngushëllimet ndaj familjes së viktimës. Djemtë e mi nuk kanë lidhje me vrasjen e së mërkurës. Në 2007, policia më ekzekutoi djalin, Sabriun pa gjyq. E dënoj këtë akt, por ja kam lënë shtetit. Nuk i jemi kthyer më kësaj ngjarje. Përflitet se djali im F. Shurdhi është autor i kësaj ngjarje. Këto janë shpifje është padrejtësi ndaj familjes time. Djali im është në burg ku vuan dënimin”, deklaroi Filip Shurdhi.
Të njëjtin version ka treguar dhe nëna e Florian Shurdhit.
“Kërkoj drejtësi për djemtë e mi, pasi nuk janë fajtorë”, tha Hamideja.
Djali i madh i familjes Shurdhi mbeti i vrarë në një operacion policor 7 shtatorin e vitit 2007.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/LAZARAT_Vellezerit_Shurdhi_nje_i_vrare_ne_2007_nga_policia_dy_te_tjeret_ne_listen_e_zeze_Nena_e_tyre_apelon_per_drejtesi_3970_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY