Ish-drejtuesi i lartë i strukturave të Policisë: Prokuroria të hetojë urdhrat që...

Ish-drejtuesi i lartë i strukturave të Policisë: Prokuroria të hetojë urdhrat që detyruan RENEA-n të ndërhyjë

82
0
Shares

Ish drejtues të lartë të policisë së shtetit sjellin analizat dhe komentet e para për ndërhyrjen  e policisë në  Lazarat. Aleks Hajdari tre ditë pas  ngjarjeve në fshatin Jugor, deklaron për Ora Neës, se prokuroria duhet të hetojë për autorin e urdhrit që detyroi forcat e RENEA-s të mësyjë në fshat.
“I bëj thirrje prokurorisë që të hetojë edhe për drejtuesit e policisë të cilët kanë dhënë urdhra të kundërligjshëm për të futur me emergjencë apo shpejtësi repartin e RENEA-s në veprim, pa krijuar kushtet e nevojshme për ndërhyrje. I bëj thirrje dhe Drejtorisë së Përgjithshme së Policisë të analizojë rastin, cilat janë shkaqet dhe arsyet që sollën këtë pasojë tragjike ku humbi jetën oficeri i policisë”, apelon Handari.
Sipas ish-drejtuesit të strukturave të Policisë së Shtetit, kontrollet sporadike të policisë në Lazarat nuk e kanë mbajtur nën kontroll rendin  dhe sigurinë në fshat por kanë sjellë acarime të banorëve.  Aleks Hajdari thotë se përfshirja e një grupi të rinjsh, në sulmin me armë, ka ardhur nga prerja e burimit të të ardhurave që vinte nga tregtia e kanabisit që kultivohej ne Lazarat.
Aty kemi të bëjmë me një kontingjent që është mësuar që burimin e të ardhurave dhe jetesën ta sigurojnë nëpërmjet kultivimit të bimëve narkotike. I ndodhur para një presioni shumë të drejtë që ushtrojnë forcat e policisë për ta hequr zonën e Lazaratit nga harta e kultivimit të bimës narkotike, duke gjetur dhe momente ku policia është treguar e pavëmendshme për të analizuar situatën për të marrë informacionet e nevojshme mbi situatën e kriminalitetit për një vit kalendarik në zonën e Lazaratit, duke mos pasur informacionin e duhur për personat që kanë futur armë në fshat mendoj që kjo është arsyeja e kësaj situate në Lazarat”, shpjegoi Hajdari.
Hajdari shprehet se  Lazarati nuk është e vetmja komunë problematike ku mbillet dhe kultivohet lënda narkotike. Ish zyrtari i lartë i policisë thotë se vetëm pak metra larg Tiranës ka parcela të mbjella me hashash dhe askush nuk ndërhyn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY