LAZARAT/ Prangoset Dritan Shurdhi, dy të arrestuar shtrohen në spital – dyshohet...

LAZARAT/ Prangoset Dritan Shurdhi, dy të arrestuar shtrohen në spital – dyshohet se janë dhunuar nga policia

73
0
Shares

Polica ka prangosur sot, Dritan Shurdhin, banues në Lazarat.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit të mësipërm pasi dyshohet se ai në bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më datën 24. 06. 2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë RENEA, si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë”, bëhet me dije nga policia.
Prangosja e Shurdhit është e katërta sot, pas tre arrestimeve të tjera që u bënë në orët e para të mëngjesit.
Rreth orës  05:00 të ditës së sotme, u ndaluan Klodian Selimi 19-vjeç, Elvis Boci 19 vjeç dhe Dervish Gaba 20 vjeç, te tre banues ne Lazarat.
Ndërkohë mësohet se dy nga të arrestuarit për ngjarjen në Lazarat kanë përfunduar në spitalin e Gjirokastrës. Dervish Gaba i cili u kap mbrëmë nga policia ndodhet në repartin e kirurgjisë, ndërsa Elton Proko në urgjencën e spitalit. Por lidhur me rastet, as familjarët e të shtruarve dhe as bluzat e bardha nuk kanë dhënë detaje rreth arsyes pse përfunduan në spital apo rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
Por nga burime spitalore, mësohet se dy të rinjtë janë rrahur në komisariat ndaj dhe kanë përfunduar më lëndime në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY