FNSH refuzoi urdhrin për ndërhyrje në Lazarat

FNSH refuzoi urdhrin për ndërhyrje në Lazarat

103
0
Shares

Forcat e ndërhyrjes së Shpejt që ndodheshin në patrullim në Lazarat kanë refuzuar urdhërin për t’i rrethuar dhe mbajtur nën kontroll vendet nga ku po qëllohej në drejtim të policisë dhe ajër.
ABC News ka mësuar se mëngjesin e hershëm të datës 24 qershor, shefi i FNSH që ndodhej në Gjirokastër, pas të shtënave të grupit të Lazaratit ka kërkuar tërheqjen e efektivëve të tij, duke kërkuar ndihmë nga forcat RENEA. Mësohet se ai ka kundërshtuar aksionin me pretendimin se prej muajsh flitet që një grup të rinjsh janë organizuar për të qëlluar në drejtim të policisë. Dhe për shkak të pozicioneve të luftimit, ai ka refuzuar të ndërhyjë me efektivët e tij, duke kërkuar ndihmë nga RENEA.
Mësohet se mëngjesin e datës 24 në Lazarat ndodheshin tre mjete të FNSH të cilat ishin të vendosura, në vendin e quajtur “Kazinoja e Abaz Rabit”, kryqëzimi I përroit të Kordhocës” dhe Furra e Bukës në Kordhocë.
Fillimisht është qëlluar në orën 02:30 minuta ndaj dy patrullave që ndodheshin në afërsi të qendrës së Lazaratit e më pas në orën 04:44 minuta ndaj patrullës që ndodhet te Furra e Bukës në Kordhocë.
Pas këtyre sulmeve efektivët e FNSH me urdhër të komandantit janë tërhequr duke kërkuar mos të afrohen pranë vendeve nga ku mendohet se po qëllohej në drejtim të tyre si dhe mos t’I përgjigjen zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY