Fjalët e para të vëllezërve Aliko, pasi u dorëzuan te policia

Fjalët e para të vëllezërve Aliko, pasi u dorëzuan te policia

37
0
Shares

Dorëzimi i vëllezërve Aliko, ka ndodhur sonte rreth orës 21.20, në afërsi të vendit ët quajtur Ura e Kardhiqit. Prej më se dy orësh, policia kishte lokalizuar vendndodhjen e tyre dhe kishte rrethuar dy vëllezërit. Lokalizimi i tyre u bë nëpërmjet celularit që ata përdornin, duke pasur edhe bashkëpunimin e kompanive celulare.
Me ndihmën e negocimit të babit të tyre, ata kanë pranuar ti dorëzohen policisë.
Në momentin dorëzimit, mësohet se dy vëllezërit nuk kanë qenë të armatosur. 
Mësohet se fjalët e para në momentin e dorëzimit që ju kanë thënë policëve, kanë “qenë, “ju lutem mos na vrisni i e mos na dhunoni”.
Nga ana e policisë, dy të vetëdorëzuarit janë marrë dhe janë shoqëruar me autoblinda në drejtim të ambienteve të drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Ndërkohë, një pjesë e efektivëve, mësohet se janë duke kërkuar për rreth vendit ku u lokalizuan dhe dorëzuan dy vëllezërit për të gjetur armët e mundshme të përdorur nga ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY