Në pranga edhe një i tretë, bashkëpunëtori i vëllezërve Aliko

Në pranga edhe një i tretë, bashkëpunëtori i vëllezërve Aliko

43
0
Shares

Bashkë me dy vëllezërit Aliko, mësohet se është shoqëruar nga policia edhe një person i tretë, D. Shehu, i cili i ka mbështetur dhe furnizuar këto dy të dy shumë të kërkuarit, me ushqime.
Mbi të rëndon akuza “e përkrahjes dhe ndihmës dhe mos-rrëfimit të krimit”.
I arrestuari it retë, mësohet se nuk është banor i Lazaratit por një shok i dy vëllezërve Aliko.
Ndërkohë, mësohet se në krye të operacionit të sotshëm për lokalizimin dhe rrethimin e dy vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko, ka qenë vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Referuar vendit ku u rrethuan e vetëdorëzuan dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, mësohet se ata kanë udhëtuar në këmbë për rreth 15 – 20 kilometra, sepse kaq lar është Ura e Kardhiqit, nga Lazarati. Për të arritur deri këtu, ata kanë udhëtuar në këmbë, shpatit të malit. Në momentin e vetëdorëzimit mësohet se dy vëllezërit kanë qenë të lodhur e të sfilitur, si edhe me rroba të grisura.
Babai i dy vëllezërve, Adil Aliko, ka konfirmuar se ka qenë ai që negocioi vetëdorëzimin e dy djemve të tij. Sipas tij, dy djemtë ishin të paarmatosur, në një gjendje të mirë shëndetësore. Sipas babit të tyre, dy vëllezërit gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qenë në arrati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY