Deputeti rus kërkon bojkot Coca-Colas dhe Pepsit … Ja arsyet!

Deputeti rus kërkon bojkot Coca-Colas dhe Pepsit … Ja arsyet!

38
0
Shares

Një deputet rus kërkoi ndalimin e pijeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Coca-Cola dhe Pepsi, si një kundërmasë të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.
Igor Zotov, deputet në Duma, Dhoma e Ulët e parlamentit rus, bëri thirrje për të bojkotuar Coca Colan dhe Pepsin duke pretenduar se këta dy gjigantë të ekonomisë janë sponsorët kryesorë të politikanëve antiruse.
Ai gjithashtu konsideron se një vendim i tillë i autoriteteve ruse do të nxiste prodhuesit vendas të pijeve joalkoolike.
“Si propozim të kundër-sanksioneve të qeverisë ruse, sugjerojmë kufizimin e importit të produkteve Coca Cola dhe Pepsi, të cilat në mënyrë aktive mbështesin sanksionet kundër Rusisë”, tha Zotov në një letër drejtuar kryeministrit rus, Dmitri Medvedev.
Ai theksoi edhe se, sipas informacioneve në dispozicion, lëngjet e lartpërmendura janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY