Gjykata e Lartë vendos: Mark Frroku do të qëndrojë ende në qeli

Gjykata e Lartë vendos: Mark Frroku do të qëndrojë ende në qeli

58
0
Shares

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Mark Frrokut, për revokimin e masës së sigurisë :Arrest në burg” në një masë më të lehtë.
Sipas kësaj gjykate, Mark Frroku do të vazhdojë të qëndrojë ende në qeli.
Deputeti Frroku akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel si dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme shqiptare, kësaj akuze i ka shtuar së fundmi edhe kallëzim penal ndaj deputetit për katër vepra të tjera penale të “refuzim për deklarim pasurie”, “deklarim i rremë pasurie”, “fshehje pasurie” si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”.
Rreth dy muaj më parë, ishte kjo gjykatë që vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, për akuzat për vrasje në Belgjikë, ndaj deputetit Mark Frroku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY