Pjerin Xhuvani me pranga në duar, nga zyra e drejtorit – në...

Pjerin Xhuvani me pranga në duar, nga zyra e drejtorit – në birucën e paraburgimit

59
0
Shares

Pjerin Xhuvani, u prangos dje në zyrën e tij.
Dje, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, Pjerin Xhuvani, ka shkuar në punë edhe dje si çdo ditë tjetër, pa e ditur se një palë pranga ishin rezervuar për atë.
Burime të policisë së Tiranës bënë të ditur se 50-vjeçari, lindur në Tiranë dhe banues në Elbasan, është arrestuar para mesditës së djeshme në zyrën e tij në kryeqytet. Më herët, në orët e mëngjesit, në këtë institucion kishin munguar edhe tre punonjës të tjerë, dy nga të cilët ishin arrestuar natën dhe një tjetër ishte shpallur në kërkim.
Një skuadër e Policisë së Tiranës ka mbërritur dje në zyrat e Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë. Policët kanë kërkuar zyrën e Pjerin Xhuvanit dhe pasi janë informuar se ai ndodhej aty, kanë hyrë brenda dhe i kanë treguar zyrtarit, vendimin që Gjykata e Tiranës kishte dhënë ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë, e cila e akuzon Xhuvanin për shpërdorim detyre në çështjen e rimbursimit të ilaçeve.
Për të nëntë të arrestuarit, Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurimit personal “arrest me burg” në mungesë që prej ditës së enjte. Pas prangosjes ditën e djeshme, drejtori Rajonal i Tiranës, vartësit e tij dhe përfaqësuesit e farmacive, janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ata do të mbahen aty derisa të vijë momenti i daljes para Gjykatës së Tiranës për njoftimin e masës në ditët në vazhdim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY