DOSJA/ Abuzimi me rimbursimin e ilaçeve, Hysni Roci plotësonte, Pjerin Xhuvani firmoste...

DOSJA/ Abuzimi me rimbursimin e ilaçeve, Hysni Roci plotësonte, Pjerin Xhuvani firmoste recetat e falsifikuara

79
0
Shares

Prokurorët dyshojnë se të arrestuarit e tjerë të kësaj drejtorie, Edlira Mara, me detyrën juriste, ekonomistja Keti Mahmutaj dhe specialistët e kontrollit Frida Lamçe dhe i shpallur në kërkim Fatbardh Budo në detyra të ndryshme nën urdhërat e drejtorit Pjerin Xhuvani dhe kundrejt përfitimeve vetjake kanë favorizuar 4 farmacitë fiktive

Prokuroria zbardh detajet dhe rolet e 9 të arrestuarve dhe 2 të shpallurve në kërkim për skandalin e rimburësimit të ilaçeve për 4 farmacitë Berzhita, Lundra, Adelina dhe Nutrimed.
Sipas dosjes së prokurorisë, mësohet se pronar i 4 farmacive fiktivë është i arrestuari Hysni Roci, i cili e ka pranuar mashtrimin me ilaçet e rimburësueshme. Hetuesit thonë se 46 vjeçari Roci, në bashkëpunim me drejtorin rajonal të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Pjerin Xhuvani dhe vartësit e këtij të fundit ka përfituar rreth 500 mijë euro. Kjo shumë, është rimbursuar me firmën e drejtorit Xhuvani brenda pak dite nga moment i dorëzimit të recetave të falsifikuara nga farmacisti Roci. Prokurorët dyshojnë se të arrestuarit e tjerë të kësaj drejtorie, Edlira Mara, me detyrën juriste, ekonomistja Keti Mahmutaj dhe specialistët e kontrollit Frida Lamçe dhe i shpallur në kërkim Fatbardh Budo në detyra të ndryshme nën urdhërat e drejtorit Pjerin Xhuvani dhe kundrejt përfitimeve vetjake kanë favorizuar 4 farmacitë fiktive. Ata kanë firmosur kontratat për ilaçe të rimburësueshme në mungesë të dokumenteve të nevojshme, kanë rimburësuar këto ilaçe në mungesë të një verifikimi si dhe kanë përpiluar procesverbale fiktive të kontrollit në terren të këtyre farmacive që nuk eksistonin në ndonjë vend.
Para grupit hetimor, mësohet se pronari i 4 farmacive fiktive Hysni Roci, i cili ka përfituar në llogarin e tij bankare të gjitha parat e rimburësimit, ka shfajësuar personat e tjerë të arrestuar si drejtues teknikë të këtyre farmacive. Ai i ka thënë prokurorëve se ka përdorur emrat e të arrestuarve Nikollaq Thanasi, Mimoza Tufi, Arens Spahiu, Adelina Manaj dhe të shpallurës në kërkim Hasime Tahiraj, për përfitimet e tij personale.
Burimet thonë se Hysni Roci ka shprehur gadishmërin e bashkëpunimit me drejtësin, me kushtin e lirimit të personave emrat e të cilëve i ka përdorur në farmcitë e tija fiktive, ku me anë të recetave të falsifikuara ka përfituar në bashkëpunim me zyrtarë të Fondit të Sigurimive të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në kryeqytet rreth 500 mijë euro brenda 4 muajve.
Mësohet se mesditën e së dielës, disa nga të arretsuarit do të dalin para Gjykatës së Tiranës, për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të kërkuar nga prokuroria. Ndërsa pjesa e tjetër e të dyshuarve, do të përballen me gjykatën gjatë ditës së hënë. Të gjithë të dyshuarit akuzohen për “mashtrim me subvencione”, Falsifikim të dokumenteve shëndetësore, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY