Veliaj: Luani i Kopshtit Zoologjik që në kohën e Ramës hante patate...

Veliaj: Luani i Kopshtit Zoologjik që në kohën e Ramës hante patate e karrota, ka ngordhur

102
0
Shares

Kandidati mazhorancës për bashkinë e Tiranë, ka prezantuar sot projektin për Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Vetëm një ditë pasi Erion Veliaj së bashku me arkitektin anglez, Ray Hole vizituan ambientet e këtij kopshti, kandidati i mazhorancës ishte i qartë se çfarë duhej ndryshuar.
Por përpos kësaj çudie, Erion Veliaj tha një të vërtetë të hidhur, duke ia faturuar edhe ish-kryebashkiakut Edi Rama, faturën për degradimin Kopshtit Zoologjik.
Ndërsa ka dashur të tregojë një “barsoletë” të Edi Ramës për Kopshtin Zoologjik, Erion Veliaj perifrazoi, “Më kujtohet një batutë e Edi Ramës, i cili tregon se si i kishte gjetur kafshët e Kopshti Zoologjik, të shndërruara nga mishngrënëse në barngrënëse. Luani ushqehej me patate”, tregoi Erion Veliaj, duke shtuar se “luani tashmë ka ngordhur”, dhe duke lënë të kuptohej, se Edi Rama e gjeti dhe e la Kopshtin Zoologjik keq e më keq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY