Gjykata liron dy djemtë e Rrapush Xhaferrit

Gjykata liron dy djemtë e Rrapush Xhaferrit

49
0
Shares

Gjykata e Tiranës liron dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, Pëllumb e Përparim Xhaferri.
Vendimi është marr nga gjyqtari Besnik Hoxha i cili ka arsyetuar se djemtë e Rrapush Xhaferrit që prej muajit janar 2015 dënimi i dhënë për ta prej 10 vitesh burg, ishte shuar dhe gjykimi që kishte filluar që prej muajit shkurt të këtij viti, përfundoi sot.
Përparim dhe Pëllumb Xhaferri, u arrestuan njëri në rrugën “Irfan Tonini” dhe tjetri në Selitë, rreth orës 04:00 të 21 majit, nga efektivet e komisariatit nr. 2.
Sipas policisë Pëllumb Xhaferri kërkohej prej 19 vitesh pasi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës nën akuzë për “vjedhje me mashtrim në shuma të mëdha” dhe “krijim të firmave piramidale”, ndërsa Përparim Xhaferri, është i dënuar po për të njëjtën akuzë me 9 vjet heqje lirie.
Në qershor të 2010-ës gjykata shpalli debitor gjashtë vjet pas vdekjes Rrapush Xhaferi, në shumën e 12 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj qytetareve te mashtruar. Sipas ligjit, këtë detyrim qindra milionësh duhet ta shlyejnë trashëgimtarët e tij.
Të tre djemtë e Rrapush Xhaferrit përfunduan në Gjykatën e Tiranës pasi, ata u dënuan në total me 28 vjet burg, por vetëm vëllai i tyre Asllan Xhaferri kreu dënimin e tij prej gati tetë vitesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY