Vrasja e trefishtë te Shkencat, vrasësi italian anëtari Camorras dhe me precedentë...

Vrasja e trefishtë te Shkencat, vrasësi italian anëtari Camorras dhe me precedentë kriminalë në Itali

75
0
Shares

Shtetasi italian Salvatore Lettizia, njëri prej tre të ndaluarve menjëherë pas krimit jo vetëm që dyshohet se ishte vrasës me pagesë por dhe anëtar i Camorras në Itali.
Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave në bulevardin “Zogu I” parë më 27 maj 2015.
Burimet e policisë bëjnë të ditur se 34 vjeçari nga Napoli, me disa precedentë penale në Itali për trafik armësh dhe trafik droge, rezulton që në Tiranë të ketë mbërritur me misionin e vrasësit me pagesë.
Për drejtësinë italiane emri i Salvatore Lettizia është mjaft i njohur. Përveç dy rasteve ku ai ka pasur përballje direkt me policinë napolitane, një herë si i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe herën tjetër si i plagosur, ndaj tij ende nuk janë mbyllur hetimet për pjesëmarrje në organizata mafioze.
Në vitin 2001, ditën e Shën Valentinit, ai është plagosur në këmbë, gjatë një shkëmbimi zjarri me automatik, ku mbeti i vrarë në derën e shtëpisë shoku i tij, Ferdinando Latino. Kjo ngjarje ndodhi gjatë një përleshjeje të armatosur mes dy klaneve të Camorras, klanit Piccolo­Lettizia dhe atij Belfore. Policia italiane arrestoi për këtë ngjarje 10 persona, ndërsa Salvatore Lettizia arriti t’u shpëtonte prangave. Por 6 vjet më vonë, nuk e pati këtë fat. Më 21 janar të vitit 2007, ai u arrestua në një zonë industriale të Napolit, bashkë me mikun e tij Giovanni Timbone, pasi u kapën me pistoleta që ua kishin fshirë numrat serialë.
Salvatore Lettizia konsiderohet si kapoja i një prej klaneve mafioze të Camorras, që njihet me emrin Piccolo-Lettizia.
Gjithashtu ai është nipi i Armando Lettizia, aktualisht 61 vjeç, i arrestuar me bujë në Napoli në vitin 2009, si një prej urdhëruesve kryesorë të vrasjeve për llogari të Camorras dhe pjesë e një prej familjeve më të mëdha mafioze.
Në atentatin e ndodhur në Tiranë mbetën të vrarë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj, Besnik Sulku si dhe janë arrestuar Salvatore Lettizia, Markeljan dhe Klevis Doçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY