FOTO GALERI/ Kosovë, sot fillon puna për ndërtimin e Ambasadës së re...

FOTO GALERI/ Kosovë, sot fillon puna për ndërtimin e Ambasadës së re Amerikane

32
0
Shares

Image GallerySot fillojnë punimet e së re të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Ndërtimi i ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane në Kosovë do të bëhet në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë Shteteve të Bashkuara në shfrytëzim për 99 vjet.
Disa ditë më parë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se në ndërtimin e objektit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të punësohen 600 punëtorë të profileve të ndryshme.
Vënia e gurit të parë të themelit të ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane në Kosovë, e cila do të jetë një ndër objektet më të mëdha diplomatike që Shtetet e Bashkuara kanë në rajon dhe më gjerë, është cilësuar nga personalitete shqiptare dhe amerikane si edhe një “moment historik” në raportet midis dy kombeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY