Studentët i vënë kyçin ministrisë së Arsimit, shpallin “non grata” ministren dhe...

Studentët i vënë kyçin ministrisë së Arsimit, shpallin “non grata” ministren dhe zëvendësministrin

37
0
Shares

Studentët vazhdojnë rezistencën e tyre ndaj projektligjit për Arsimin e Lartë. Ata janë grumbulluar sot pranë ambienteve të ministrisë së Arsimit dhe kanë mbyllur me kyç, dyert e saj. Ndërkohë kanë vendosur edhe një tabelë, ku shkruhet, “Ministrja në kafe me biznesmenë”.
Nga ana tjetër, nëpërmjet një letre të hapur, ata kanë paralajmëruar një protestë tjetër të mërkurë, rreth orës 10.45, ndërsa do të marshojnë nga Sheshi “Nënë Tereza”, drejt Kryeministrisë.
Lidhur me hartuesit dhe mbrojtësit e këtij projektligji, studentët i shpallin “non grata” ministren dhe zëvendësministrin e Arsimit, respektivisht Lindita Nikolli dhe Arbian Mazniku. Jo vetëm kaq, por nëse këta dy do tentojnë të hyjnë në universitet, studentët paralajmërojnë edhe për rezistencë fizike.
Ndërkohë ata denoncojnë ministre e Arsimit se gënjen për tarifat e studimit, të cila sipas studentëve janë rritur 20 për qind, kund pretendimeve të ministres, se këto tarifa nuk janë rritur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY