Derbi Partizani – Tirana, policia në alarm

Derbi Partizani – Tirana, policia në alarm

45
0
Shares

Polica e Tiranës, ka bërë të ditur masat e marra prej saj, për ndeshjen e futbollit, derbin Partizani – Tirana. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bënë të ditur se ka marrë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore.
“Duke filluar nga ora 17.30 datë 04. 05. 2015, pasi të jetë bër zhvendosja e automjeteve të parkuara në sheshin Italia dhe përreth Stadiumit ‘Qemal Stafa’,  do të  bllokohet  qarkullimi në të gjitha segmentet rrugore që kufizohen me Stadiumin ‘Qemal Stafa’.  Bllokim segmenti do te ketë në hyrje të Hotel ‘Sheraton’, në sheshin ‘Italia’, nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiumin ‘Qemal Stafa’, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ me rrugën ‘Themistokli Gërmenji’, në rrugën ‘Skerdilajd Llagami’, në rrugën ‘Faik Konica’, në rrugën ‘Dervish Hima’, rruga ‘Papa Gjonali II’. Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 15:30’ deri në përfundim të aktivitetit”, përfundon njoftimi i policisë.
Ndeshja derbi, e futbollit ndërmjet  ekipeve  Partizani – Tirana, do të luhet sot, më datë 04. 05. 2015, ora 20.45 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.

Bllokohen nga ora 15.30 deri në përfundim të ndeshjes

* Të gjitha segmentet rrugore që kufizohen me Stadiumin ‘Qemal Stafa’.
* Segmenti në hyrje të Hotel ‘Sheraton’.
* Segmenti në hyrje të sheshit ‘Italia’, nuk do të lejohen as parkimet
* Të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiumin ‘Qemal Stafa’, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ me rrugën ‘Themistokli Gërmenji’, në rrugën ‘Skerdilajd Llagami’, në rrugën ‘Faik Konica’, në rrugën ‘Dervish Hima’, rruga ‘Papa Gjonali II’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY