Klosi: Majko më tha se isha trafikant armësh

Klosi: Majko më tha se isha trafikant armësh

43
0
Shares

Klosi: Majko më tha se isha trafikant armësh

Po vazhdon debati mes ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar Fatos Klosi dhe ish-kryeministriti të Shqipërisë në vitet 1998-1999, Pandeli Majko, lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri në ato vite. Në një intervistë për Vizion Plus, Klosi thotë se është përfshirë në furnizimet me armë të UCK por nuk kanë qënë trafikant sic e ka akuzuar Majko atëherë

Cili Kryeministër ka qeverisur më keq?
Unë këtë nuk mund ta them. Kam një mendim timin sigurisht, por nuk mund ta them publikisht. Mund të them me kë kam komunikuar më mirë, dhe me kë kam hasur më shumë vështirësi në bashkëpunim!

A ka qenë zoti Majko paranojak, me idenë që e përgjonin?
Jo jo! Nuk kam pasur probleme të tilla. Problemet kanë qenë vetëm këto; me Majkon humbëm komunikimin që mbas ndoshta datës 15 nëntor. Po bëhej analiza e masave të marra për mbarëvajtjen e Referendumit, një analizë shumë e gjërë, ku më tha hapur fare përpara të gjithë ministrave: “Nuk dua të dëgjoj prej teje opinione për këtë gjë.” Se une i thashë që kemi folur me ministrin, gjithë ditën para dite kam qenë me atë… por jo, Majko më tha: “S’ke ç’thua, ti merresh me trafik armësh!”

Trafik armësh me kë?
Ishin armët që shkonin në Kosovë! Armët që shkonin për luftë! Unë s’e kam thënë ndonjëherë, por ky ishte skandal!

Pra zoti Majko, ju ka quajtur ‘trafikant armësh’, për armët që shkonin në Kosovë për të ndihmuar UÇK-në?
Ishin armët e UÇK-së mor, nuk ishin armët tona!

Ju ishit thjesht ‘tranzit’ domethënë.
Ne thjesht ndihmonim për atë proceurë.

Pra zoti Majko ka qenë kundër këtij kalimi?
E ka bllokuar, zyrtarisht e ka bllokuar!

Pra, mund të themi që zoti Majko nuk ka dashur që ato armë t’i shkonin UÇK-së?
Jo, ai kishte idenë që ishte Embargoja… ai notonte në të tjera ujëra! Domethënë që ndaj luftës në Kosovë kishte embargo, ne nuk duhej të kontribuonim. E quante si një luftë që po zhvillohej në një kontinent tjetër! Pra, qeveria duhet të ishte e kujdesshme për detyrimet ndaj ndërkombëtarëve etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY