HOROSKOPI/Yjet e kësaj të diele thonë për Ju

HOROSKOPI/Yjet e kësaj të diele thonë për Ju

29
0
Shares

(Horoskopin e gjeni cdo dite tek ikona ne te djathte te faqes “Fati yt, ora 8 pa 5”)

Dashi

Keni pasur një javë të tensionuar por balsamin për t’i qetësuar e keni gjetur. Në familje dikujt e keni kushtuar mjaft kohë por e diela e sotme do t’iu fillojë me lëvizje , vetëbesim dhe më një dëshirë të pamat për tu argëtuar.

Demi

E filluat javën me planin për t’iu dedikuar një pune . Me Mërkurin në anën tuja arritët t’ia dilnit të “betejës” me persona me aftësi të larta komunikuese . E shtuna ju gjeti të përqendruar tek familja por e diela ofroj pak nervozitet që do të kërkojë pak më shumë entuziazëm dhe qetësi.

Binjakët

Natyra juaj eklektike dhe kurioze do t’ju ndihmoji t’i përdornin energjitë e grumbulluara në mes të javës.

Kush do të dielën do ta kalojë në pasarelën e qytetit dhe mbrëmjen në kotësi vanitoze.

Gaforrja

Keni qenë gjithë javën në kërkim të bashkëpunëtorëve më besnikë , keni kaluar momente shqetësuese në punë por të ëmbla në fundjavë. E diela do t’ju gjejë të dembelosur e të painteresuar për të tjerët.

Luani

Saturni ju ka mbrojtur dhe inkurajuar dhe ju ka rikthyer dëshirë për të ndërvepruar profesionalisht me botën që ju rrethon.

Në fundjavë e latë veten të fluturonte ndaj e diela do t’ju rikthejë rrezatimin dhe pamjen diellore .

Virgjëresha

Patët nervozitet dhe disa diskutime pune me një kolegë por Marsi dhe Mërkuri të favorizuan t’ia dilje. Do të kaloni një të diele të qetë.

Peshorja

Zgjidhje të vjetra keni përdorur për ta dalë garave të reja e të lodhshme . Një pjesë e konsiderueshme e fundjavës u zu me punë edhe pse bëtë ç’ishte mundur ta mbyllnit sa më shpejt. E diela e premton të jetë e dobishme e plot interesa.

Akrepi

Edhe pse mendja juaj është si një antenë parabolike e plot me surpriza e ide gjeniale nuk ia arritët ta fusnit punën në ritmin që ju doni. Por fundjava e fortë sentimentale do t’iu përkëdhelë sedrën Këtë diele më mirë të mos jeni shume kërkues nga vetja. çlirohuni!

Shigjetari

E niset lehtë javë por në mesjavë kaluat ditë plot nervozitet. Bëtë ç’është e mundur që të ishit të hapur e mirëkuptues sepse shqetësimet ju erdhën nga afër ( nga partneri ose nga ndonjë bashkëpunëtore besnik). Këtë të dielë ama do rifitoni terrenin e humbur me një vetëkënaqësi të ligjshme.

Bricjapi

Dielli që ju kaloi të martën e kësaj jave ju dhuroi një javë të mbarë impenjuese dhe ndjenja të ngrohta. Tensionet që kaluat ne fundjave ishin sipërfaqësore sepse e diela e sotme është një ditë plot pasion.

Ujori

Ishte një javë mes dy zjarresh por entuziazmi ju ndihmoi t’ia dilnit . Dashuria ju kërkon të tregoheni pak më shumë romantik sepse e diela rrezikon të nisë më një konflikt me partnerin. Jini me elastik!

Peshqit

Sensi i besimit ju ndihmoi t’ia dilnit ndonjë ankthi që ju shoqëroi gjatë javës. Fundjava e ndritshme e romantike nuk do të vazhdojë të dielën. Dita sotme do të jetë një ditë pak e mërzitshme , por një pasion do t’ju udhëheq si një far aty ku doni të shkoni javën e re që pret të nisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY