BE trefishon financat kundër migrimit të paligjshëm

BE trefishon financat kundër migrimit të paligjshëm

41
0
Shares

Udhëheqësit evropianë kanë rënë dakord për të trefishuar financimet për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit të migrantëve në Detin Mesdhe.
Pas një takimi urgjent, mbrëmjen e së enjtes, liderët e BE-së po ashtu kanë thënë se do të shohin mënyrat për kapjen dhe shkatërrimin e anijeve të kontrabandistëve dhe për dërgimin e zyrtarëve të migracionit në vendet jo-anëtare të BE-së. Disa vende evropiane kanë premtuar më shumë anije dhe burime të tjera.
Samiti është zhvilluar pas vdekjes së gati 800 migrantëve të dielën. Ata janë mbytur, pasi anija e tyre, e cila është nisur nga Libia, është fundosur në ujërat e Mesdheut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY