“Toka e lirë” në Ballkan, një person i vetëm krijon kombin e...

“Toka e lirë” në Ballkan, një person i vetëm krijon kombin e vet, 160 mijë nënshtetas të regjistruar deri tani

41
0
Shares

“Liberland” (Toka e Lirë), është shteti më i ri i krijuar në “tokën e askujt”.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 7 km2 mes Kroacisë dhe Serbisë që këto dy shtete për shkak të mosmarrëveshjeve e kishin shpallur si toka e askujt.
Vit Jedlicka, një shtetas çek, president ende i pashpallur, tashmë e ka shpallur si shtet më vete dhe 160 mijë qytetarë janë regjistruar on-line për tu bërë shtetas të tij.
Republika e tokës së lire tashmë ka një kushtetutë, flamur, emblemë, faqen zyrtare të internetit, faqe “facebook” dhe një moto: “Të jetojmë dhe lë të tjerët të jetojnë”.
Republika e tokës së lirë është në kërkim të njerëzve të cilët “kanë respekt për njerëzit e tjerë dhe të respektojnë mendimet e të tjerëve, pavarësisht nga raca, përkatësisë etnike, orientimit, ose fesë dhe nuk kanë të kaluar komuniste, ekstremiste apo naziste.
“Toka e lirë” krenohet me lirinë personale dhe ekonomike të popullit të saj, dhe kushtetutën e saj e cila përpiqet të kufizojë pushtetin e politikanëve për të ndërhyjnë shumë në lirinë e kombësve të Tokës së Lirë “Liberland. ”
Jedlicka ka ftuar 5 mijë qytetarë të jenë anëtarë të shtetit më të ri të pavarur, ndërsa 160 mijë kanë aplikuar on-line, prandaj Jedlicka së bashku me disa vullnetarë të tij po punojnë të
Faqja zyrtare e “Facebook” e këtij shteti sa vjen e rritet dhe shtetasit tashmë kanë nisur të diskutojnë dhe për sistemin e tyre monetar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY