Shoqëria civile në Serbi apelon për lejimin e vizitës së Hashim Thaçit...

Shoqëria civile në Serbi apelon për lejimin e vizitës së Hashim Thaçit në Beograd

35
0
Shares

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi ka mbështetur publikisht vizitën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Beograd.
Ky rrjet rajonal i organizatave joqeveritare mbështet punën me të rinjtë në përballjen me të kaluarën, e cila përbën një kusht të domosdoshëm për pajtimin në rajon, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e Këshillit Rinor për Arsim në këtë fushë, transmeton Agjencia e Lajmeve serbe “FoNet”.
“Është koha që edhe institucionet e shtetit të pranojnë këtë fakt dhe t’u ofrojnë përkrahje organizatës së apostrofuar dhe grupeve të ngjashme të të rinjve që kanë marrë përsipër një detyrë, e cila përbën interesin më të madh për publikun”, thuhet në deklaratë.
YIHR në Serbi shpreh besimin se prokuroria dhe policia me prioritet duhet të punojnë në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave, të cilët kanë u kanë dërguar kërcënime pjesëmarrësve të programit të organizatës joqeveritare “Këshilli Rinor për Arsim”.
OJQ “Këshilli Rinor për Arsim” i kishte dërguar ftesë zëvendëskryeministrit Thaçi për pjesëmarrje në konferencën “Ambasadorët e rinj për pajtim”, por më vonë, për shkak të fletë-arrestit të Sllobodan Millosheviçit ndaj Thaçit dhe kërcënimeve e ka tërhequr ftesën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY