Qeveria vendos: Mbrojtje të veçantë për punonjësit e Policisë që ju kërcënohet...

Qeveria vendos: Mbrojtje të veçantë për punonjësit e Policisë që ju kërcënohet jeta dhe familja

35
0
Shares

Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme të saj, që Policia e Shtetit të sigurojë mbrojtje të veçantë për punonjësin e policisë, që, për shkak të detyrës, i kërcënohet jeta, familja dhe prona. Sipas këtij vendimi, me mbrojtje të veçantë do të kuptohen masat me karakter organizativ dhe profesional për ruajtjen fizike të punonjësit të policisë.
Vendimi i qeverisë specifikon edhe masat e mbrojtjes së veçantë të cilat janë: ruajtje fizike;  ruajtje e familjarëve, banesës dhe pronës.
Në bazë të këtij vendimi të sotëm të qeverisë, me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kërcënimeve (KVK) për vlerësimin e kërkesave, miratimin e masave të mbrojtjes, ndryshimin, revokimin ose përfundimin e tyre, si dhe struktura përgjegjëse për zbatimin e masave të mbrojtjes së veçantë, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Shpenzimet për realizimin e mbrojtjes së veçantë përballohen nga buxheti i miratuar për Drejtorinë e Policisë së Shtetit, specifikon më tej ky vendim, i cili ngarkon ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit për ndjekjen dhe zbatimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY